Bllokimi i reformës në drejtësi, LSI në një linjë me PD
Lëvizja Socialiste për Integrim ka mbrojtur qëndrimin e Partisë Demokratike, sa i përket bllokimit të reformës në drejtësi.
Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ishte negociatori nga ana e LSI tha se: “Kemi diskutuar për çështje që kishin mbetur pezull, për propozimin e zonjës Nuland. E konfirmoj atë që tha pak më parë z. Bylykbashi, për të kuptuar realisht se për çfarë është rënë dakord, sepse kanë qenë negociata dypalëshe PS-PD. Po presim që negociatorët të mblidhen”.
“Kemi mbyllur vettingu, seleksionimin e kandidatëve që do konkurrojnë për vettingun, dy çështje nëse duhej të ishte në kushtetutë ONM apo jo dhe tjetra, nëse në procedurën e skualifikimit ONM duhet të jepte një arsye apo jo. Sot kjo mori një përgjigje pozitive nga Hahn. Ndërsa e para është pranuar që duhet të ishte në Kushtetutë. S’e kuptoj pse duhet t’i rikthehemi kësaj çështje. Kemi rënë dakord që tre do ishin nga mazhoranca dhe 2 nga opozita. Kjo bisedë ka ndodhur atë natë, por nuk u reflektua sepse mbledhja u mbyll”, deklaroi më tej Manjani.
/tvklan.al