Bllokohen 500 mijë litra birrë


Bllokohen 500 mijë litra birrë

15:17 04/08/2019

Gjobë 7 milionë lekë për magazinën e grumbullimit

500 mijë litra birrë janë sekuestruar nga autoritetet në një fabrikë në Kashar në periferi të Tiranës. Shkak janë bërë detyrimet e papaguara të akcizës qe kanë ndëshkuar subjektin edhe me 7 milionë lekë gjobë nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre se do të kenë të njëjtin fat nëse nuk zbatojnë detyrimet ligjore.

Ministrja Denaj u bëri thirrje subjekteve që të evidentojnë të gjithë mallin brenda një regjimi fiskal.

Ajo paralajmëroi se çdo magazinë fiskale do të kontrollohet, duke filluar nga ato më të voglat tek ato më të mëdhatë.

Autoritetet thonë se aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë muajit Gusht.

Tv Klan






Të ngjashme