Bllokohen 56 mijë litra solar


Bllokohen 56 mijë litra solar

10:47 22/09/2016

56 mijë litra solar janë sekuestruar nga doganat në Elbasan. Agjentët e anti-kontrabandës ushtruan kontroll të befasishëm për produktet energjetike, për të cilat paguhet akcizë, në subjektin "Kurum" sh.a.

14438946_1191674557520159_1029526494_o

Pas kontrolleve konstatuan një autobot me targë AA319/ABR050 që shkarkonte solar. Në vijim, gjatë kontrollit dokumentar shoqërues të mjetit dhe ngarkesës dokumentet rezultuan të falsifikuara.

Kështu u arrestua drejtuesi i mjetit, shtetas i E.D., lindur e banues në Lushnjë, për veprën penale "Kontrabandë me mallra që paguajnë akcizë" dhe "Falsifikim dokumentacioni”./tvklan.al





Të ngjashme