Bllokohen alpinistët në malin Murgan në Gjirokastër, 17-vjeçari rrëzohet dhe dëmton këmbën
Një grup alpinistësh ishin bllokuar në malin Murgan mbi fshatin Sotirë të Gjirokastrës. Njëri prej tyre, një 17-vjeçar me iniciale E.K., rrëshkiti dhe dëmtoi këmbën.
Alpinistët njoftuan policinë duke kërkuar ndihmë për evakuim. Drejt malit Murgan u nisën menjëherë forcat Shqiponja të Drejtorisë së Policisë Gjirokastër, forcat policore të Dropullit dhe efektivë të ushtrisë.
Grupi i alpinistëve u lokalizua dhe u evakuan drejt fshatit Sotirë me mjetet e policisë. Për fat të mirë, asnjëri prje tyre nuk është në rrezik për jetën. /tvklan.al