Bllokohen investimet nga firma austriake për hekurudhat shqiptare (1 Dhjetor 1998)


Bllokohen investimet nga firma austriake për hekurudhat shqiptare (1 Dhjetor 1998)

14:49 01/12/1998

Investime te bllokuara për hekurudhat shqiptare . Firma Austriake e cila fitoi tenderin për hekurudhat shqiptare ka bllokuar fondet e saj për investime. Shkak i bllokimit të investimeve të austriakëve shërbyen deklaratat për implikim të disa qeveritarëve në tendera.

Firma Austriake ka deklaruar se do fillojë punimet në momentin që do të zbardhen të gjitha enigmat e tenderit. Sipas tenderit të shumëpërfolur,pala austriake do të sillte në Shqipëri disa vagonë të cilët do të shiteshin me çmim të arsyeshëm. Por përveç këtyre, austriakët do të sillnin dhe disa vagonë gratis.

Kjo firmë mori përsipër dhe rregullimin e shinave të hekurudhës.
Megjithatë për momentin gjithçka është pezulluar. Ministria e Transportit Hekurudhor ka lajmëruar se firma austriake do të fillojë punën vetëm pasi të rregullohen të gjitha mosmarrëveshjet./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme