Bllokohen mbi 500 persona nga tërmeti i fuqishëm


Bllokohen mbi 500 persona nga tërmeti i fuqishëm

14:07 30/07/2018

Më shumë se 500 persona kanë mbetur të bllokuar pas tërmetit me magnitudë 6.4 që goditi ishullin e Indonezisë qendrore, Loombok, mëngjesin e së dielës. Personat janë bllokuar si pasojë e rëshqitjeve të dheut, bëjnë me dije zyrtarët.

"Ka ende 560 njerëz të bllokuar. Pesëqind janë në zonën e Segara Anakan dhe 60 janë në Batu Ceper"

, tha kreu i parkut kombëtar Rinjani Sudiyono. Të paktën 14 vetë kanë vdekur dhe mbi 160 janë plagosur.

Tërmeti dëmtoi më shumë se 1,000 shtëpi në ishullin turistik dhe u ndje edhe në ishullin fqinj të Bali, ku nuk u raportua asnjë dëmtim apo fatkeqësi.

Ekipet e shpëtimit evakuuan më shumë se 800 turistë.

Indonezia tronditet nga tërmete të shpeshta, pasi ndodhet mbi “Unazën e Zjarrtë” të tërmeteve dhe shpërthimeve vullkanike që rrethon Oqeanin Paqësor

Në Dhjetor 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 ballë shkaktoi një cunam që vrau 230,000 njerëz.

/tvklan.al






Të ngjashme