Bllokohen punimet në autostradën Durrës-Rrogozhinë (6 Dhjetor 1998)


Bllokohen punimet në autostradën Durrës-Rrogozhinë (6 Dhjetor 1998)

09:16 06/12/1998

Bllokohet vazhdimi i punimeve në autostradën Durrës-Rrogozhinë. Sherret e vazhdueshme mes pronarëve të tokës nga njëra anë dhe bashkisë së Kavajës me firmat ndërtuese nga ana tjetër, ka bërë që të pezullohen ndërtimet të autostradës së “Korridorit të 8”.

Disa nga pronarët e tokës ku është menduar të kalojë autostrada janë ankuar pasi ende nuk kanë marrë kompesimin që u takon. Ata thanë se meqë kjo tokë ndodhet në zonë turistike, çdo metër katror i saj kushton 35 dollarë. Ndërsa zyrtarët lokalë u kanë premtuar vetëm 20 mijë lekë të vjetra.

Megjithatë, edhe pse çmimi është tepër i ulët, ata akoma nuk kanë marrë dhe lekët e premtuara. Banorët e kësaj zone janë ankuar disa herë për mosdhënien e lekëve të tokës së tyre ku është projektuar ndërtimi i autostradës. Por deri më sot, asnjëri nuk i ka dëgjuar.

Ndërsa firma e cila ka marrë përsipër ndërtimin, duke parë sherrin e vazhdueshëm mes dy palëve, ka vendosur të mos nxjerrë makineritë e saj në punë. Janë këto burokracira të cilët rrezikojnë pengimin e një investimi kaq të madh e të rëndësishëm./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj






Të ngjashme