Bllokohet rruga mes Ministrisë së Rendit Publik dhe Selisë së Partisë Demokratike (10 Nëntor 1998)


Bllokohet rruga mes Ministrisë së Rendit Publik dhe Selisë së Partisë Demokratike (10 Nëntor 1998)

14:19 10/11/1998

Blloqet e betonit që janë vendosur mes Ministrisë së Rendit Publik dhe Selisë së Partisë Demokratike, do të mund të hiqen vetëm pas zgjedhjeve për referendumin. Zyrtarët e rendit thanë se rruga nuk do të zhbllokohen pasi situata nuk është stabilizuar ende, aq më tepër që ajo mund të acarohet në ditët pasuese. Bashkia e Tiranës, edhe njëherë ka këmbëngulur që pengesat e betonit të hiqen por Ministria nga ana e saj ka nxjerrë pretendimin që kjo është kompetencë ligjore e një prej strukturave të saj. Për këtë shkak qarkullimi do të jetë ende i ndaluar për makinat.

Pamje blloqe betoni ne rrugë./tvklan.al

Gazetar : Roland Zili






Të ngjashme