Bllokohet shitja e mishit të lopës dhe viçave


Bllokohet shitja e mishit të lopës dhe viçave

19:36 28/07/2016

Sëmundja e quajtur

Dermatoza Nodulare,

 që ka prekur gjedhët në disa vende të rajonit, ka depërtuar edhe zonat kufitare të Shqipërisë.

Për të parandaluar përhapjen e kësaj sëmundje, kryesisht te lopët dhe viçat me lëkurë të infektuar nga pickimi i insekteve, Ministria e Bujqësisë ka vendosur që të paktën edhe për dy javë në të gjithë vendin, të mos lejohet shitja dhe tregtimi i mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëria, por të lejohet vetëm konsumi i mishit të importit nga vendet që nuk janë prekur.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, pezullimi i tregtimit të mishit të gjedhit me origjinë nga Shqipëri, bëhet për një periudhë të shkurtër derisa të përfundojë vaksinimi në të gjithë vendin.

Prej dy muajsh është bllokuar importi i mishit nga vende si Serbia, Kosova, Maqedonia e Rumania, që janë prekur nga kjo sëmundje.

Tv Klan






Të ngjashme