Blloku i pallateve pranë shkollës Juridik i ndotur nga ujërat e zeza – (17 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Si në dimër ashtu edhe në verë, ky pellg nuk thahet kurrë. Banorët e pallatit pranë shkollës Juridik, janë të detyruar të shkelin çdo ditë, jo baltën e zakonshme nga shirat, por ujërat e zeza të dala nga ky bllok. Zënia e pusetave të kanalizimeve nga ndërtimet, e shtesat në këtë pallat, detyron banorët të kenë kujdes ku shkelin, por edhe të mbrohen nga epidemitë. Banorët ankohen se askush nuk vë dorë për këtë problem, por pavarësisht se zgjidhjet e këtyre banorëve janë provizore, zhbllokimi dhe tharja e kësaj sipërfaqe kërkon një investim nga e para./tvklan.al
Gazetare – Holta Zhiti