Blue – Anida Take, këngëtarja që i rezistoi kohërave (16 Janar 2005)
Një hapje ndryshe e emisionit “Blue” me performancën në piano të këngëtares së njohur Anida Take. Ajo nunëron19 mijë paraqitje në skenë përpara publikut dhe mbi 750 këngë të servirura me vokalin e saj të ëmbël e të veçantë. “E mbaj mend veten teksa këndoja gjithmonë në familje mes vëllezërve serenata korçare. Edhe pse nuk më takonte vendi pranë tyre unë futesha si kotele mes tyre dhe këndoja bashkë me ta.” Edhe pse e lindur në qytetin e Korçës ajo tregon se pak ka kënduar atje nëpër aktivitete, por sa herë që Korça e ka ftuar për të kënduar, nuk ka hezituar kurrë të shkojë.
Por, krahas zërit dhe pasionit për këngën, ajo pati edhe një fat tjetër të në jetë, sepse u njoh me një nga kompozitorët më të shquar të muzikës dhe me themeluesin e muzikës së lehtë shqiptare, Agim Prodani që më vonë do të ishte bashkëshorti i saj. Anita Take e vazhdoi aktivitetin e saj artistik edhe pas daljes në pension si soliste më 1972, duke qëndruar në skenën e Estradës së Tiranës dhe në skenat e rretheve si recitaliste. Ajo dha të parin recital në historinë e skenave shqiptare, në vitin 1983, gjatë të cilit këngëtarja 50 vjeçare interpretoi plot 25 këngë. Recitali u prit me shumë sukses dhe vijoi të shfaqej deri në vitin 1989 në shumë qytete të Shqipërisë./tvklan.al