Blue – Arjan Çani, “Zonë e Lirë”, shtëpia ime e dytë (19 Dhjetor 2004)


Blue – Arjan Çani, “Zonë e Lirë”, shtëpia ime e dytë (19 Dhjetor 2004)

13:13 19/12/2004

Gazetari i njohur Arjan Çani vjen për herë të parë në studion e emisionit “Blue” dhe për herë të parë flet për jetën personale dhe karrierën e tij. “Nuk kam dalë kurrë në asnjë intervistë televizive, por formati juaj mu duk i denjë për t’a bërë këtë.”-u shpreh Çani.” Pak dinë për jetën e tij familjare. Arjani Çani tregoi se është i martuar dhe babai i një djali të vogël që ai e quan mrekullinë e jetës së tij. Përsa i përket bashkëshortes ai u shpres: “Eni, ishte stacioni im i fundit i jetës dhe më i vërteti.”

Krahas familjes, pjesë të veçantë në jetën e tij zë dhe profesioni i gazetarit të cilin e ka ushtruar prej vitesh që në fillesat e karrierës në gazetën “Gazeta Shqiptare” si dhe emisioni i përjavshëm që ai drejton “Zonë e Lirë”. “Është një emision që e kam ideuar vetë sepse kisha në kokë një model që po e “gëlltisja” për një kohë të gjatë, por që duhet t’a “villja” dhe jam i lumtur sepse “Zonë e Lirë” më bën të ndihem si në gazetë.”/tvklan.al






Të ngjashme