Blue – Edi Luarasi: E doja skenën dhe e zotëroja atë (1 Shtator 2003)
Edi Luarasi ishte e ftuara e mbrëmjes “Blue”. Aktore e njohur e kinematografisë shqiptare, por dhe këngëtare ku që e vogël ra në sy për talentin e saj në këngë. Në moshë fare të vogël u aktivizua në Estradën e Shtetit ku e shoqëronte dhe e motra duke u bërë të njohura si “Motrat Mirdita”. “Isha mësuar me skenën dhe mund të them fare mirë se skena ishte e imja.” Në aktrim u pikas nga regjisori Mihal Luarasi të cilën e aktivizoi në role të vogla.
Shkolla për të erdhi pas martese dhe ndoqi kursin e saj të parë për aktore në shkollën “Aleksandër Moisiu”. Pas mbarimit të studimeve u emërua në Teatrin Popullor, ku luajti edhe rolet e para. Skena shqiptare do t’a njohë gjithmonë si aktoren me temperament të fortë, zë kumbues, e gjallë dhe plot energji./tvklan.al