Blue – Edit Mihal: Jeta ime mes profesionit dhe familjes (21 Dhjetor 2003)
Edit Mihali është këngëtare e njohur. Me një zë të rrallë në muzikën operistike, falë punës dhe karrieres së gjatë në skenë, prej kohësh gëzon titujt “Artiste e Merituar” dhe “ Mjeshtre e Madhe”. Qetësisht, ashtu siç dhe ajo vetë karakterizohet, foli gjatë për origjinën e saj, shkollimin, dhe se si arriti të bëhej një soprane e njohur. “Gjithçka nisi nga familja, nga njohja e mamasë simë me Dhora Lekën. Ajo më provoi, vuri re talentin dhe i dha një këshillë asaj që ky fëmijë duhet të ndjekë muzikën. Ajo ndoqi këshillën dhe unë i them faleminderit.”
Me gati 20 role në recitalet e saj brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë, mirënjohja e saj e rrallë shkon dhe për Marie Krajen, që sipas Editit, projektoi ecurinë e saj artistike. Një jetë e ndarë mes profesionit dhe familjes, ajo tha se nuk kishte bërë aq sa duhej pasi sakrifica duhej të ishte e madhe, por edhe pse vonë, ata ia kishin dalë që të ishin të bashkuar. Përsa i përket suksesit, e pyetur se cila ka qenë sakrifica më e madhe që kishte bërë ishte pikërisht koha e paktë e kaluar me djalin e saj./tvklan.al