Blue – Fëmijëra e trishtë e Gjergj Xhuvanit (11 Prill 2004)


Blue – Fëmijëra e trishtë e Gjergj Xhuvanit (11 Prill 2004)

14:41 11/04/2004

I ftuar në “Blue” Gjergj Xhuvani. Traditë tashmë që emisioni nis me tregimin për fëmijërinë e të ftuarve, ai thjesht u shpreh se fëmijëria e tij nuk ka qenë dhe aq ndryshe nga ajo e të tjerëve. Kujtimet e bukura i lidh me familjen dhe pushimet në qytetin e Pogradecit, ndërsa kujtimet e trishta i lidh me të atin kur pasi shkruajti romanin “Tuneli” u dënua dhe periudhën e internimit të tij ai e ka vuajtur shumë. “Ka qenë dhe një periudhë e fëmijërisë sime që nuk do t’a harroj kurrë. Ka qenë 7 marsi, im atë ishte në Bistricë i dënuar dhe gjithë fëmijët e klasës futën 10 lekë të vjetra dhe i bashkuam për t’i bërë një dhuratë mësueses. Pasi pa dhuratën, tha faleminderit dhe pyeti nga sa lekë futët? Po Gjergji? Hajde Gjergji merri lekët e tua, nuk kam nevojë. Kjo më ka vrarë shumë.”

Regjisor i shumë filmave të suksesshëm, ai u shpreh se punën që bën e lë aty dhe nuk i rikthehet kurrë pas. “Mund të ketë diçka që se kam bërë dhe mund të pendohem.”-u shpreh ai. Pas karrierës ai foli dhe për martesën me aktoren e njohur Luiza Xhuvanin, momentin kur janë njohur dhe arritjet e të dyve në kinematografinë shqiptare./tvklan.al






Të ngjashme