Blue – Helena Kadare: Jeta me Ismail Kadarenë, e bukur si shkrimet e tij (10 Gusht 2003)
“Blue” sjell për herë të parë në një rrëfim ekskluziv Helena Kadare, jo si bashkëshorten e Ismail Kadares, por Helenën si një shkrimtare. Arsyeja se përse nuk del kurrë përpara kamerave ajo e lidh me faktin se nuk i pëlqen kjo gjë dhe se për shkak të shkrimtarit Ismail Kadare, kamerat kanë qenë gjithmonë prezente dhe ai ishte aq i natyrshëm, diçka që ajo nuk e kishte dhe nuk do t’a ketë kurrë.
“Të shkruarit për mua është një terapi dhe lehtësim në të njëjtin kohë dhe mund të them se pikërisht këtu lindi dëshira për t’u bërë shkrimtare.” Si është të ndash jetën me një shkrimtar të famshëm, ajo e përshkruan kështu: “Krijuesit e mëdhenj, krijuesit e vërtetë jetojnë në dy realitete. Realiteti i botës që ata krijojnë dhe më pas kur mbaron puna krijuese është bota në të cilën ata rikthehen të jetojnë. Por, jetesa me të është e bukur si shkrimet e tij.”/tvklan.al