Blue – Margarita Kristidhi, “Bebi” sharmante që rrëmbeu zemrat e të gjithëve (30 Maj 2004)
Margarita Kristidhi Milkani, pianistja e njohur shqiptare ishte pjesë e mbrëmjes Blue. Quhet Margarita, por gjithmonë e kanë quajtur Bebi. Se flokët e shkurtra të verdha, fytyra bardhoshe e pastër, vetëm si e një bebi mund të dukej. Ajo është shfaqur si pianiste që nëntë vjeç, është përsosur gjatë viteve dhe ka dhënë aq shumë koncerte duke shkëlqyer brenda dhe jashtë vendit. Fëmijërinë e përshkruan të bukur deri pas luftës.
Pas luftës tregon ajo, u ndesh me frikën që i mbeti për gjithë jetën. “U ndesha me frikën sepse shumë miq të prindërve të mi që kishin gratë e huaja italiane, franceze i burgonisnin,i pushkatonin dhe fëmijët e tyre mbetën pa baba. Kjo më tmerroi sepse ishin shokët tonë. Kisha frikë mos mbetesha dhe unë pa baba.”
Profesoi i saj i parë ishte italian dhe ishte pikërisht ai që e shtyu të studionte piano. “Në shtëpi na erdhi një piano. E para ishte motra që vazhdoi studimet për piano, por profesori me intuitën e tij kuptoi që edhe mund të luaja në piano.” Pas sukseseve të saj profesionale do të njhej me Pirro Milkanin, regjisorin e njohur të filmave shqiptarë ku mes emocionesh ajo tregon që sapo e kishte parë e dinte që do bëhej bashkëshorti i saj./tvklan.al