Blue – Marjeta Larja: Rrugëtimi i rastësishtëm në kinematografi (20 Qershor 2004)


Blue – Marjeta Larja: Rrugëtimi i rastësishtëm në kinematografi (20 Qershor 2004)

14:30 20/06/2004

Marjeta Larja është një aktore e mirënjohur shqiptare. E lindur dhe rritur në Pogradec, vend nga ku dhe nisi karriera e saj artistike. Ajo shprehet se është krenare që vjen nga një vend si Pogradeci dhe duket sikur bota nis dhe mbaron në Pogradec. Duke ardhur nga një qytet i bukur, të tillë e quan dhe fëmijërinë e saj. Në Akademinë e Arteve u gjend pa dashje, por kjo “pa dashje” u bë fati i saj. Roli i saj i parë në skenë ka qenë në Teatrin e Pogradecit me një komedi të Rruzhdi Pulahës, ndërsa si një aktore profesioniste në filmin “Në pyjet me dëborë ka jetë”.

Biseda e natës së sotme dukej sikur fokusohej më shumë tek karriera, por një fotografi ku pozonte me fustanin e nusërisë së bashku me bashkëshortin Rikard Larja, e përloti aktoren. “Kjo fotografi më pëlqen shumë për një gjë, se sa me endërr të bukur e nis jetën njeriu. Ëndërronim për vite e vite se si do të jetë familja. Janë ato ëndrra në sirtar. I mban të bukura, mirëpo kur ndeshesh në jetë gjërat janë krejt ndryshe. E vetmja gjë që të mbetet në këtë moshë është të thuash që po t’a nisja dhe njëherë do t’i ruaja ato ëndrra ashtu siç i kisha dhe po ashtu do t’i nxirrja nga sirtari, një e nga një.”/tvklan.al






Të ngjashme