Blue – Nazif Saraçi: Fatkëqësitë më bënë t’a shoh jetën ndryshe (11 Janar 2004)


Blue – Nazif Saraçi: Fatkëqësitë më bënë t’a shoh jetën ndryshe (11 Janar 2004)

10:46 11/01/2004

Sonte i ftuar në “Blue” është Nazif Saraçi, inxhinier energjetik. Ai ka mbaruar dhe Fakultetin e Matematikë-Fizikës dhe gjithashtu është dhe shkrimtar. I lindur në mesin e Luftës së Dytë Botërore, me fjalë pak tregoi se fëmijëria e tij nuk kishte nevojë për shumë komente. “Unë do të veçoja diçka nga e gjithë kjo histori, që kisha një dëshirë të madhe për të jetuar jetën dhe për të mos humbur asnjë sekond, për të mos quajtur asgjë të parëndësishme dhe për t’i dhënë vlera dhe gjërave që duken të parëndësishme.”– u shpreh ai.

Tregoi se ishte rritur në një familje me gjendje shumë të mirë ekonomike, por do të ishte një aksident i papritur i të atit që tek familja e tij do të pllakosej varfëria. Kjo sipas tij bëri që të shihte të dy anët e medaljes.“Fatkeqësia më e madhe e jetës me ndodhi në moshën 5-vjeçare kur mora mikrobin e turbekulozit, sëmundje që më shpërfytyroi dhe që më privoi nga shumë gjëra të moshës. Për 12 vjet shikoja të njëjtën endërr, sikur bieja në një greminë dhe humbesha.”

Arriti të mbyllte shkollën me sukses dhe në vitin 1997 ai nisi të shkruante për herë të parë libra filozofik, por dhe pse moderatori e quajti filozof ai u shpreh se nuk e donte këtë titull sepse ende nuk e meritonte të quhej i tillë./tvklan.al






Të ngjashme