Blue – Një rrëfim ndryshe i Rudina Magjistarit (2 Maj 2004)
E ftuara e sotme e moderatorit Bledi Strakosha ishte Rudina Magjistari. Ajo ka nisur karrierën e saj në televizion që në moshën 15-vjeçare, duke realizuar dhjetëra programe dhe formate televizive. Në rrëfimin e saj Rudina tregoi se si e ka nisur karrierën, detaje rreth jetës së saj personale dhe familjare që nuk i kishte shprehur kurrë më parë. “Nuk më pëlqen shumë të flas për veten dhe mundohem t’a shmang, por njerëzit që duan të më njohin kanë mundësi të më njohin dhe nuk është nevoja që t’ua tregoj unë se cila jam.”– u shpreh ajo.
Krahas karrierës si moderatore, Rudina Magjistari zotëron dhe një studio private për konsulencë ekonomike. Me dëshirën e madhe dhe përpjekjen për t’u rritur sa më shumë profesionalisht, ajo tha se ia doli të krijonte bazën e parë të kësaj sipërmarrjeje modeste. Nuk la pa u përmendur dhe jeta private e moderatores. Dashuria e madhe për Edi Ramën, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, që për të është gjysma e saj më e mirë./tvklan.al