Blue – Nora Çashku dhe melodia e pianos së saj (22 Maj 2005)


Blue – Nora Çashku dhe melodia e pianos së saj (22 Maj 2005)

12:39 22/05/2005

Profesore Nora Çashku, e ftuara e mbrëmjes “Blue” është një personalitet i artit interpretativ. Pianiste virtuoze, me një teknikë të shkëlqyer, ajo ka mbajtur një numër impresionant koncertesh në vend dhe jashtë. Ajo ka udhëhequr më shumë se 75 studentë në Akademinë e Arteve të cilët sot gëzojnë një famë jo vetëm shqiptare, por dhe ndërkombëtare. Ajo ka lindur në qytetin e Korçës, por kujtimet e para të fëmijërisë i ka në qytetin e Tiranës. “Babai për mua zgjodhi emrin Hyjnore, kushedi çfarë ëndrrash kishte thurur për mua, por unë nuk isha aspak e tillë. Kam qenë fëmijë shumë i lëvizshëm dhe shumë i përkëdhelur.”

Nora ishte studente e rrallë e Konservatorit “Ciprian Porumbescu” në Bukuresht, në fillim të viteve ’70 ndërsa modeli i saj mbeti klasiku dhe legjenda e pianos, rusi Svjatosllav Rihter. Në jetën e saj artistike u përball me kërcënime të pjesës paranoike të burokracisë së kohës. Ajo është bashkëshortja e regjisorit të njohur Kujtim Çashkun, të cilin e quan si mbështetje të fortë përgjatë gjithë jetes së saj./tvklan.al






Të ngjashme