Blue – Paskal Milo, historiani që dha kontribut të madh në politikën shqiptare (6 Shkurt 2005)


Blue – Paskal Milo, historiani që dha kontribut të madh në politikën shqiptare (6 Shkurt 2005)

12:32 06/02/2005

Paskal Milo ishte i ftuar në “Blue” të rrëfente rreth jetës private dhe politike. Traditë që njihet tashmë, biseda nis me fëmijërinë dhe kujtimet nga e kaluara. Ai ka lindur në Palasë në një familje të madhe me 5 vëllezër dhe 3 motra. “Unë kam lindur në një fshat që aktualisht ka 120 shtëpi, dikur ka qenë një fshat shumë i madh me rreth 300 shtëpi. Fëmijërinë e lidh me njërin nga gjyshërit që jetoi mjaft gjatë, plot 96 vite dhe tregoi një kujdes mjaft të veçantë sidomos për mua. “

Vëllai i tij i madh ka qenë mësues dhe ishte pikërisht ai që zgjodhi drejtimin e tij të studionte Histori dhe Gjeografi në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë. “Mësoja në shkollë dhe në fund të gjimnazit kur unë duhej të zgjidhja lëndët e fakultetit zgjodha tre herë: histori, histori, histori.” Më pas ai ka kryer dhe studime parauniversitare në Suedi dhe me përpjekje arriti të merrte gradën shkencore “Doktor” dhe “Profesor” në Histori.

Puna e tij e parë ka qenë gazetar dhe për këtë shpreh mirënjohen e tij për Isuf Alibalin. Më vonë do t’i përkushtohej politikës ku ka kryer dhe shumë funksione të rëndësishme si sekretar për arsimin, deputet, ministër si dhe sekretar i Komisionit të Politikës së Jashtme e Marrëdhënieve Ndërkombëtare./tvklan.al






Të ngjashme