Blue – Stefan Çapaliku: Teatri, një shkollë që nuk mbaron kurrë (17 Prill 2005)


Blue – Stefan Çapaliku: Teatri, një shkollë që nuk mbaron kurrë (17 Prill 2005)

14:37 17/04/2005

I ftuar në mbrëmjen “Blue” ishte shkrimtari i njohur Stefan Çepaliku për të rrëfyer detaje rreth jetës personale dhe profesionale. Ai ka lindur në qytetin e Shkodrës, në një familje me emër sepse ka nxjerrë persona me profesione të ndryshme dhe njihen në gjithë vendin. ” Kam pasur një fëmijëri të bukur sepse kam pasur një shtëpi të madhe, me shumë njerëz dhe me shumë zhurmë”. Kujtimin më të bukur nga fëmijëria e ka paksa të çuditshëm, dhe është pikërisht momenti kur i ati solli një televizor për herë të parë në shtëpi. “Në atë kohë pak familje shkodrane kishin televizor dhe kushdo familje që e kishte atë, kishte fatin t’a kthente shtëpinë në kinema.”

Stefan Çapaliku ka studiuar Gjuhë dhe Letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës, ndjekur nga studime të mëtejshme në Itali, Çeki dhe Angli. Por, përsëri nuk mundi të ndahej nga Shkodra ku u rikthye të drejtonte Departamentin e Letërsisë në Fakultetin e Shkodrës. Shkrimet dhe veprat e tij janë shfaqur në disa festivale ndërkombëtare të teatrit, ku ai është nderuar me çmime kombëtare dhe ndërkombëtare./tvklan.al






Të ngjashme