Blue – Viktor Gjika : Çdo film që kam realizuar ka pak ngjyra nga “Korça ime” (18 Janar 2004)


Blue – Viktor Gjika : Çdo film që kam realizuar ka pak ngjyra nga “Korça ime” (18 Janar 2004)

11:28 18/01/2004

Personaliteti i ftuar në “Blue” është kino-regjisori dhe Artisti i Popullit Viktor Gjika. Realitues i 15 filmave artistikë dhe 25 dokumentarë. Rrëfimin e nisi me Korçën, qytetin ku ka lindur dhe është rritur. “Dobësitë e mia më të mëdha janë Korça dhe dëbora. Dashuria për Korçën është futur në qënien time dhe në krijimtarinë time.” Si fëmijë veten e përshkruan tepër të gjallë dhe tepër të lëvizshëm, gjë që ndonjëherë shkaktonte dhe problem tek familjarët. Fëmijëria sipas tij është ajo pjesë e jetës që e formon njeriun dhe artistin.

Studimet e larta i kreu në Institutin Kinematografik “VGIK” në Moskë, për operator filmi. Është regjisor i shumë filmave të njohur shqiptarë, mes të cilëve përmenden “Horizonte të hapura”, “I teti në bronz”, “Yjet e netëve të gjata”, “Rrugë të bardha”, “Rezistencë”, “Gjeneral gramafoni”  e shumë të tjerë që edhe sot e kësaj dite “gozhdojnë”shikuesin përballë televizorit./tvklan.al






Të ngjashme