Blushi: Amendament kushtetues, Presidenti nga populli


Blushi: Amendament kushtetues, Presidenti nga populli

14:45 23/06/2016

Në një kohë kur parlamenti është përfshirë nga debatet për paketën e ndryshimeve kushtetuese, për Reformën në Drejtësi, Deputeti Ben Blushi ka risjellë për diskutim në seancën plenare, një propozim të hershëm të tij.

Së bashku me Deputeten Mimoza Hafizi, ai tha se do të depozitojë një amendament kushtetues, për zgjedhjen e presidentit nga populli, sipas modelit polak e atij rumun.

Blushi e quajti absurd propozimin, që politika t’i drejtohet popullit për Reformën në Drejtësi.

Një tjetër propozim i tij, ishte reduktimi i numrit të deputetëve në parlament.

Tv Klan






Të ngjashme