Blushi: Anormal bojkoti i zgjedhjeve nga opozita


Blushi: Anormal bojkoti i zgjedhjeve nga opozita

22:44 15/05/2017

Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi e quan anormal vendimin e opozitës, për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë në Tiranë, Blushi tha se opozita duhet të kërkojë sa më parë mbajtjen e zgjedhjeve dhe jo shtyrjen e tyre.

Duke komentuar çadrën e opozitës para Kryeministrisë, Blushi tha se PD po i shërben republikës së vjetër të Edi Ramës.

Blushi tha se LIBRA kërkon mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve për të rrëzuar këtë mazhoracë dhe për të përfaqësuar qytetarët e thjeshtë të vendit.

Tv Klan

 






Të ngjashme