Blushi: Deputetë kriminelë votuan buxhetin


Blushi: Deputetë kriminelë votuan buxhetin

18:21 15/12/2016

Deputeti Ben Blushi ka akuzuar sot nga foltorja e Kuvendit qeverinë, se ka kanabizuar vendin dhe ka favorizuar kriminelët, duke i lënë të lirë të vijnë të votojnë buxhetin. Blushi ka folur me tone të ashpra dhe ka akuzuar qeverinë se ka diskretituar Vetting -un dhe Reformën në Drejtësi. Ai tha se nëse qeveria do ta bëjë Vetting -un për të frikësuar dhe nënshtruar gjykatat, atëherë rezultati është i frikshëm.

“Qeveria e ka diskredituar Reformën në Drejtësi, kjo është arsyeja që sot nuk morëm statusin. Kush është çmimi i Dushit të Durrësit, i Balilit, i Elvis Roshit, pse nuk hymë në Bashkimin Evropian? Nuk hymë në Bashkimin Evropian, për shkak të miqësive që ministri ka më këta tipa. Kjo është arsye që gjykatat të nënshtrohen, sepse Vetting -u nuk funksionon dhe nuk ka për të funksionuar. Gjykatat, përveçse kanë shumë probleme, kanë dhe frikë nga qeveria. Edhe nëse Vetting -u është bërë që gjykatat të kenë më shumë frikë dhe do t’i nënshtrohen më shumë kësaj qeveri dhe çdo qeveri. Do të ndodhë përsëri Durrësi, do të ndodhë që Elvis Roshi është në punë përsëri. A ka mundësi një shumicë apo parti normale në Europë, një njeri që gjykata e ka pezulluar nga puna dhe ai shkon firmos në Kavajë? Dushi vjen pas atij. Ka deputetë këtu që kanë vrarë dhe erdhën votuan buxhetin para dy javësh, por ku ndodh kjo? Mendoni ju se shqiptarët do besojnë se procesi i Vetting -ut është real. Kjo qeveri ka shtuar kanabizmin. Kishim Lazarat, por nuk ishim të lazaratizuar. Po furnizojmë me drogë dhe helm shumicën e të rinjve në Europë”,

tha ndër të tjera Blushi.

/

tvklan.al






Të ngjashme