Opozita: Tirana, qëndrim të dobët para Serbisë
Qëndrimi i Tiranës zyrtare për tensionim e situatës mes Kosovës dhe Serbisë javët e fundit, për deputetin Ben Blushi është shumë i dobët dhe aspak në krah të Kosovës.
Qëndrimin e Blushit e mbështeti edhe ish – Kryeministri Berisha, sipas të cilit çdo provokim i Serbisë duket të marrë përgjigje me të njëjtën monedhë.
Deputetët e opozitës kërkuan një angazhim më të fortë të diplomacisë së Tiranës në mbrojtje të shqiptarëve, kudo që janë.
Tv Klan