Blushi flet për skandalin me rrugën Plepa – Golem


Blushi flet për skandalin me rrugën Plepa – Golem

15:51 12/05/2016

Mungesa e barrierave në autostradën Plepa- Golem në kundërshtim me një vendim të formës së prerë të Gjykatës Administrative të Apelit është cilësuar nga deputeti Ben Blushi si rast i paprecedent. Ai ishte i vetmi politikan që foli për këtë çështje në parlament, ku tha se vdekja e dy të miturve në aksidentin e të shtunës u shkaktua nga vendosja e interesit privat mbi atë publik.

Prokuroria e Kavajës dyshon se mbrojtëset anësore në autostradë nuk janë vendosur për të favorizuar një karburant. Por pronari i këtij biznesi shpjegoi në një intervistë për Televizionin Klan se në pritje të vendimit të gjyqit që kishte me autoritetin rrugor shqiptar, e kishte paralajmëruar këtë institucion për rrezikshmërinë që paraqiste mungesa e barrierave dhe i kishte kërkuar të merrte masa.

Tv Klan






Të ngjashme