Blushi: Ka kohë për numërim elektronik
Ben Blushi mendon se koha mjafton për të aplikuar të paktën numërimin elektronik, për të garantuar që rezultatet e zgjedhjeve të 18 Qershorit të jenë të pakontestueshme.
Por Blushi di dhe përgjegjësit e sabotimit të Reformës Zgjedhore dhe këtë e thotë në një bashkëbisedim në selinë e Libras me gazetarët.
Vendimin për të dalë të vetëm apo rreshtimin me ndonjë prej koalicioneve, Blushi thotë se do ta marrin anëtarësia e Librës dhe roli i tij në këtë vendimarrje do të jetë e ndenjë me atë të çdonjërit prej 10 mijë anëtarëve të kësaj force.
Edhe vendimmarrja për zonën ku do të kandidojë deputeti i Elbasanit thotë se është në dorë të anëtarësisë së partisë.
Tv Klan