Blushi: Personat me aftësi të kufizuara do të shpëtojnë nga persekutimi
Kreu i LIBRA-s Ben Blushi shpjegoi programin e forcës së tij për personat me aftësi të kufizuara. Ai tha se këta persona do të shpëtojnë nga persekutimi i administratës.
Gjatë fushatës së tij që e ka “100 km, dere me dere”, kreu i Libras Ben Blushi ka takuar banorët e Njësisë 11 dhe 9, duke kërkuar të mos votojnë me partitë e vjetra.
Blushi thotë se në programin e saj Libra ka parashikuar dhe politika shumë favorizuese për personat me aftësi të kufizuara.
“Libra do nxjerrë nga persekutimi shtetëror me qindra e mijëra, deri në 30. 000 persona me aftësi të kufizuar në të
gjithë Shqipërinë. Do ti japim fund që qeveritarët dhe administrata e korruptuar i fut duart në supa e në ushqime njerëzve me aftësi të kufizuar.
Të vjedhësh njerëzit me aftësi të kufizuar është mëkati më i madh dhe kjo qeveri e ajo përpara kësaj, e ka bërë në mënyrë konstante. Kanë vjedhur njerëzit me aftësi të kufizuar. Kjo praktikë do marri fund! Do ndëshkohet çdo njeri që prek atë që meriton, atë që i takon këtyre personave”.
Tv Klan