Blushi: Rama do të fusë në burg Ilir Metën


Blushi: Rama do të fusë në burg Ilir Metën

15:05 08/09/2016

Si gjithmonë, një nga deputetët me kritikë të Partisë Socialiste, Ben Blushi ishte i ashpër me qeverinë. Nga foltorja e Kuvendit, Blushi solli disa dështime, sipas tij të qeverisë Rama.

Meqë jemi sot në 3 vjet mandat, 1 mijë ditë qeverie, është koha të bëjmë bilancin. Disa javë më parë kur ndodhi referendumi në Angli kam ndjekur qindra mijëra komente që iu bënë punës së tij. Dikush nga deputetët e tij konservator tha “ky njeri që sot iku nga puna do mbahet mend se krijoi miliona vende pune për Britaninë”. A mund të thuhet sot kjo për ju? Dëgjova para ca ditësh një parazit të Rilindjes dhe ai tha: në 3 vjet kemi mbajtur premtimin për 300 mijë vende pune. Në qoftë se kjo është e vërtetë është sepse keni hapur më shumë vende pune jashtë Shqipërisë sesa brenda. Ka apo nuk ka varfëri në Shqipëri? Rilindja mendon se varfëria nuk ekziston

”, deklaroi Blushi.

A ka Rilindja ndonjë gjë të mirë në 3 vjet? Ka bërë një gjë: ka një vokacion për të krijuar evokacion. Evokacion do të thotë të krijosh apo të thërrasësh një fantazmë. E thërret fantazmën e Saliut edhe sot, sa herë që i do qejfi, ditën, natën, në drekë, në Shkodër, në Dibër. Edhe Saliu siç e dini ju, si njeri i papërtuar, shfaqet. Del nga hija e vetë dhe vjen këtu dhe u ndihmon ju. Ky është kthyer në ritual në këtë Parlament. Ka për të ndodhur kjo deri ditën e zgjedhjeve dhe kjo nuk ka zgjidhje. Rilindja s’ka për të hequr dorë, as Saliu

”, deklaroi me tej deputeti socialist.

Ben Blushi bëri dhe një akuzë të drejtpërdrejtë:  “

Edi Rama nuk bëri vetëm kaq, kur u mor me burgjet 400 ditë. Me bindjen se burgu i shërben për të nxitur reformat, ai ka arritur të bindë edhe një njeri që nuk e ka në plan përkohësisht ta fusë në burg. Ky njeri është Ilir Meta. Këtë premtim besoj se Edi Rama do ta mbajë deri në zgjedhjet e ardhshme. Deri ditën kur Rilindja do hyjë në zgjedhje. Megjithatë ky nuk është më problemi im”.






Të ngjashme