15:40 16/05/2014Deputeti socialist Ben Blushi e ka cilësuar një shfaqe brutaliteti seancën plenare të ditës së enjte, ku sipas tij temë kryesore duhet te ishte diskutimi për gjetjen e menyrave për të hyrë në Lazarat.Nga Shkodra ku ka promovuar librin e tij më të fundit “ Hëna e Shqipërisë”. Deputeti i qarkut të Elbasanit kërkoi që të shkohet në burimin e trafikut të lëndëve narkotike, duke mos lejuar pikësëpari sipas tij mbjelljen e drogës.Duke iu referuar dhe librit të tij që bën një parashikim të asaj që do të ndodhë në 100 vitet e ardhshme në Shqipëri, si zgjidhje për fatin e vendit sheh një revolucion politik i cili duhet të ndryshojë çdo gjë që nuk funksionon.Tv Klan