BOBSH shpërbëhet (5 Maj 2000)
Që sot bashkimi i organizatave të biznesit shqiptar nuk jeton më. Përfaqësusit e 6 organizatave nga 7 që e përbëjnë vendosën të shkrijnë bashkimin e tyre. Në një konferencë për shtyp ku më shumë lanë të kuptohet se sa shpjeguan, kryetarët e organizatave akuzuan presidentin e BOBSH-it Koço Kokëdhima se ka mbajtur qëndrime të padrejta ndaj tyre deri në detyrim për tu larguar nga ky organizëm.
Për këtë arsye, 6 të tjerët e lanë vetëm Kokëdhimën dhe krijuan Këshillin e Organizatave të Punëdhënësve Shqiptarë. Në këtë konferencë këta kryetarë organizatash thanë gjithashtu se që nga dita e sotme, asnjë person juridik të mos njihet me këtë emër./tvklan.al
Gazetare: Holta Zhiti