Bodrumet kthehen në dyqane, rritet rrziku për shembjen e pallateve – (22 Gusht 2000)
Lajme Arkiva – Tv Klan 2000
Bodrumet gjysmë të ngritura nga toka, përgjithësisht janë kthyer në dyqane e zyra. Këto gërmime po bëhen tek një pallat në bulevardin “Zogu i Parë” në Tiranë. Pak kohë më parë, katër kateve të pallatit i janë shtuar edhe dy kate të tjera, njëri me leje dhe tjetri pa leje. Të gjitha këto gërmime çojnë në dobësimin e themeleve. E zonja e bodrumit këmbëngul se ka marrë leje për punimet.
“Gropa është hapur në mënyrë të ligjshme. Unë jam me lejen e bashkisë, jam me lejen e policisë ndërtimore dhe kur është hapur kjo gropë, kanë ardhur dhjetë policë dhe e kanë parë që unë jam me leje të drejtë”.
Ndërsa në Bashkinë e Tiranës, nënkryetari Ramiz Balla siguron se punimet në këtë bodrum janë të paligjshme dhe ato duhet t’i ndërpresë policia ndërtimore. Edhe këtë radhë, si në prag fushatat e tjera zgjedhore ndërtimet pa leje lulëzojnë./tvklan.al