Bologna pritet t’i bëjë ofertë Ajetit, bisedime me Pescara
Bologna i pritet të bëjë një ofertë për Arlind Ajetin. Sipas asaj që shkruan “Corriere Dello Sport” është gati një kontratë 4-vjeçare me 600 mijë euro në sezon.
Një shumë e konsiderueshme që mund ta bindë mbrojtësin e Kombëtares që shkëlqeu në Europian, i cili dëshiron të qëndrojë në Serie A pas përvojës disamujore te Frosinone.
Sipas gazetës pritet një takim mes menaxherit të tij dhe përfaqësueseve të skuadrës së Bologna. Nuk heq dorë edhe Pescara ku kapiten është Ledian Memushaj.
Oferta e ekipit abrucez ishte 300 mijë euro në vit për 3 sezone. Sipas mediave italiane Arlind Ajeti kërkonte 450 mijë euro.
Ajeti është edhe në dëshirat e Torino, madje flitet edhe për një interesim të Stoke City. Një lumë ofertash që pritet të qartësohen në ditët në vijim. /TV KLAN