“Bomba” mjedisore edhe në zemër të kryeqytetit


“Bomba” mjedisore edhe në zemër të kryeqytetit

15:45 03/05/2014 Liqeni-TiraneLiqeni  i Fierzës nuk është i vetmi në gjendje skandaloze për shkak të plehrave. Ky është liqeni i Tiranës, ose siç njihet ndryshe “Mushkëria e Kryeqytetit”.

Nga përpara gjendja duket normale por mjafton të dalësh mbrapa tij dhe situata është krejt ndryshe, që pa frike mund të quhet  skandaloze.

Është kthyer në një grumbull të madh plehrash...

Ato që dominojnë janë inertet  e ndërtimeve. Persona të papërgjegjshëm kanë gjetur rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë për ti shkarkuar ato, me idenë se akush nuk do ti thotë gjë. Dhe realisht ashtu ka rezultuar.

Të vetmit që kanë ngritur zërin për ti ndaluar por që nuk ka dhënë rezultat janë disa banorë romë që jetojnë përkohësisht në këtë zonë.

Ja si shprehet  një prej banorëve: 

“Vijnë hedhin këtu, shkarkojnë këtu çdo ditë…nuk i ndalon njeri. Bashkia ka ardhur disa herë dhe i ka pastruar por prap vijnë hedhin..

Situata e tillë është pothuajse në të gjithë zonën mbrapa liqenit, farë pranë Unazës së Madhe të kryeqytetit.

Liqeni-ThatePak metra larg është një tjetër liqen, disa herë më i vogël se ai i kryeqytetit por edhe ky është kthyer në një vatër mbetjesh urbane. Quhet liqeni i Thatë, ka këtë emër pasi thahet sa herë ka mungesë të gjatë rreshjesh. Në të mund të gjesh mbetje nga më të ndryshmet, si plastika, qelqe, inerte etj.

TV KLAN





Të ngjashme