Bomba në Prishtinë – (1 Gusht 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Një bombë ka shpërthyer sot në një kishë ortodokse serbe në Prishtinë. Shpërthimi është dëgjuar në të gjithë Prishtinën duke ndezur sinjalet e alarmit të makinave dhe kanë hapur në ajër një re pluhuri. Kisha Ortodokse ishte duke u rindërtuar dhe ende nuk ishte hapur, nuk ka njoftime për viktima.
Në mes të dhunës që po vazhdon gjenerali Majk Xhekson, komandanti i trupave paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë tha se shqiptarët e Kosovës po sillen po aq dhunshëm sa serbët para tyre. Dhe Bernard Kushner lideri i administratës së OKB-së që po udhëheq Kosovën vizitoi sot Katedralen e re Ortodokse Serbe e demtuar nga eksplozivi, duke dënuar sulmin kundër saj.
Ekspertët e Gjyqit të Hagës kanë gjetur në fshatin Çikatov e Vjetër të Drenicës 12 shqiptar të masakruar nga forcat serbe, bënë të ditur sot një radio lokale në Prishtinë. Ndërkohë vazhdon zbulimi i varrezave të tjera masive gjithandej në Kosovë. Nga e gjithë kjo panoramë duket se mbi çdogjë në Kosovë është e vështirë të takohet urrejtja./tvklan.al
Gazetare – Mirela Milori