Bombardime në kufi (4 Qershor 1999)
Artileria serbe ka bombarduar mbrëmë dhe sot në drejtim të fshatrave kufitare shqiptare në rrethin e Hasit. Në fshatin Vlahen kanë rënë tre predha të artilerisë serbe dhe gjysëm ore më vonë 5 predha kanë rënë disa qindra metra në thellësi të territorit shqiptar në afërsi të po këtij fshati. Bombardime ka patur dhe në fshatra të tjera të këtij rrethi.
Shpërthime gjithashtu janë dëgjuar në fshatrat Dobrunë dhe Cahan. Forcat serbe kanë filluar bombardime sot dhe kundër fshatrave në Tropojë, më të fuqishme kanë qënë mbi fshatin Zogaj. Mbrëmë atje kanë rënë 3 predha serbe. Sipas të dhënave nuk ka dëmtime mbi popullsinë dhe forcave kufitare shqiptare. Këto të fundit nuk ju kanë kundërpërgjigjur pasi të shtënat vijnë nga thellësia e territorit jugosllav./tvklan.al