Bombardime në kufi (5 Qershor 1999)


Bombardime në kufi (5 Qershor 1999)

11:44 05/06/1999

Artileria serbe ka bombarduar mbrëmë mbi fshatrat e rrethit të Hasit. Rreth orës 21 në fshatin Vlahen kanë rënë tre predha, ndërsa gjysëm orë më vonë pesë predha kanë rënë disa qindra metra në thellësi të territorit shqiptar. Bombardime ka patur dhe në fshatra të tjerë të këtij rrethi. Shpërthime janë dëgjuar sot në fshatrat Dobrune dhe Cahan.

Forcat ushtarake policore serbe kanë filluar në orët e para të ditës së sotme bombardime dhe kundër fshatrave kufitare në Tropojë. Fshati Zogaj dhe mbrëme ka qënë në shenjestër të artilerisë serbe, ku kanë rënë tre predha. Sipas të dhënave nuk ka dëmtime në radhët e popullsisë dhe forcave kufitare shqiptare. Këto të fundit nuk i janë kundërpërgjigjur pasi të shtënat vijnë nga thellësia e territorit jugosllav./tvklan.al






Të ngjashme