Bombardime në Kukës (01 Qershor 1999)
Sipas Zëdhënësit të Policisë së rrethit të Hasit një shtetas shqiptar është plagosur mbrëmë në afërsi të qytetit të Krumes. 6 predha serbe të kalibrit të rëndë kanë rënë në qytetin e Krumes dhe njëra prej tyre ka plagosur shtetasin Avni Nehati, 23 vjeç. Një tjetër predhë ka shpërthyer në afërsi të spitalit të qytetit, ndërsa një predhë e katërt ka rënë në oborrin e një shtëpie private pa arritur të shpërthejë.
Si pasojë e bombardimeve në fshatin Bogaj të rrethit të Hasit janë dëmtuar tubacionet e ujësjellësit dhe janë shkatërruar 8 shtëpi të një lagjeje në këtë fshat. Në rrethin e Kukësit në orët e para të ditës së sotme kanë rënë disa predha në fshatin Morinë, ndërsa 6 predhat e rëna në fshatin Bardhoc nuk kanë shkaktuar asnjë dëmtim./tvklan.al
Gazetar: Teodor Keko