Bombardimet dhe sulmet e NATO-s (30 Maj 1999)


Bombardimet dhe sulmet e NATO-s (30 Maj 1999)

12:09 30/05/1999

Në pritje të një përgjigje më të qartë nga Beogradi, lidhur me kushtet e NATO-s, Aleanca ka vazhduar fushatën ajrore me goditje të fuqishme mbi objektivat ushtarake dhe strategjike. Janë kryer 772 fluturime nga të cilat 415 bombardime. Beogradi dhe zonat përreth kanë qënë në shënjester të raketave të NATO-s. Ne Novi Sad është goditur selia e Televizionit Shtetëror. Për bombardimin e djeshëm të urës mbi lumin Morava, NATO tha se ishte objektiv i zgjedhur dhe legjitim.

Lidhur me pohimin e mediave serbe se kanë vdekur 11 veta, NATO tha se nuk ka informacione për numrin e viktimave. Mediat serbe thanë se avionët e NATO-s kanë bombarduar një Senatorium ku janë shkaktuar viktima. Nga NATO u tha se është sulmuar një depo municioni dhe një gazermë por jo objekte civile. Sipas komunikatës së NATO-s në Kosovë janë goditur 12 tanke, 7 njësi artilerie, 6 transportues të blinduar trupash./tvklan.al






Të ngjashme