Bombardimet e Natos, Havier Solana – (16 Maj 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Aleanca e Atlantikut të Veriut hyri në ditën e 54 të fushatës ajrore me një intensitet më të lartë bombardimesh kundër objektivave ushtarake në Jugosllavi. Aeroplanët e Natos kanë sulmuar transformatorët e energjisë elektrike në dy komplekse të mëdha industriale në Bor de në Smederev. Është goditur një aeroport ushtarak afër Beogradit, depo të municioneve, ura e linja të tjera komunikimi.
Selia e Aleancës bëri sot të ditur se gjatë 24 orëve të fundit sulmet kryesore kanë qenë të përqëndruara mbi forcat ushtarake serbe në jug dhe në juglindje të Kosovës. Aeroplanet kanë goditur 6 tanke dhe makina të blinduara e njësi artilerie dhe qendra komandimi. Gjatë këtyre bombardimeve janë sulmuar ura, një postë radiorele, një qendër për grumbullim municionesh, kazerma etj.
NATO është fare e sigurt se në Korishë, personat civilë janë përdorur si mburoje e gjallë nga forcat ushtarake serbe. Korish ishte identifikuar si kamp ushtarak vë në dukje zëdhënësi i Pentagonit Kenet Bakon, duke shtuar se popullsia civile është dërguar atje nga forcat ushtarake të Millosheviçit.
Sekretari i Përgjithshëm i Natos Havier Solana tha sot se Aleanca do të vazhdojë fushatën ushtarake dhe ajo do të fitojë. Ne urojmë që refugjatët të kthehen sa më shpejt të jetë e mundur por gjithsesi para dimrit, deklaroi Solana. Presim të mësojmë fakte dramatike të spastrimit tha ai të mizorive të spastrimit etnik në Kosovë./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame