Bombardimet e Natos në Serbi e Kosovë – (26 Maj 1999)


Bombardimet e Natos në Serbi e Kosovë – (26 Maj 1999)

16:19 26/05/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Fushata ajrore e Natos mbrëm ka vazhduar me intesitet të shtuar të goditjeve me një gamë të gjerë të objektivave ushtarak e strategjik. Aleanca thotë se vala e sulmeve të fundit ishte më e fuqishmja që nga fillimi i bombardimeve. Brenda 24 orëve janë bërë 650 fluturime ndër të cilat 280 kanë qenë sulme në objektivat e caktuara.

Në fokus të veprimeve kanë qenë prapë forcat serbe në Kosovë, objektivat ushtarake, pozicionet ushtaarke, bazat raketore dhe linjat e komunikimit. Në rrethinat e Prishtinës janë dëgjuar 13 shpërthime rraketash. Janë sulmuar dhe pozicione të ndryshme ushtarake në Prizëren, Gjakovë, Lubjanë dhe Bujanovc.

Veprime të fuqishme të avionëve të Natos janë vërejtur edhe në Serbinë Jugore ku janë bombarduar disa objekte ushtarake e depo karburanti ne zonën e Leskovsit dhe të Nishit. Në Serbinë Qëndrore janë sulmuar objektivat në Uzhicë e Prahovë. Në periferi të Beogradit është bombarduar përsëri vila presidenciale.

Po kështu për herë të tretë është bombarduar ndërtesa e Televizionit Shtetëror të Novi Sadit bashkë me disa transmetues. Aleanca është e vendosur të vazhdoj fushtën ajrore deri në përmbushje të kërkesave të saj. Në Bruksel sot u kostatua se efektet e sulmeve të Natos shihen edhe në pakënaqësinë e qytetarëve të Serbisë. Nga ana tjetër hetuesit e OKB kanë filluar kosultimet me vendet e Natos për të hyrë në Kosovë./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme