Bombardimet në Jugosllavi (30 Prill 1999)
Qendra e Beogradit ka qënë mbrëmë objekt kryesor i sulmeve ajrore të NATO-s. Është shkatërruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Jugosllave dhe dy ndërtesa të Ministrisë së Mbrojtjes. Për një raketë që ka rënë jashtë kursit siç u konfirmua nga NATO, burime serbe thanë se ka shndërruar në rrënojë një kuard banimi dhe njoftohet për tre të vdekur.
Përfshihet dhe sulmi ndaj një bunkeri në rezidencën private të Millosheviçit. Mbrëmë janë ndërprerë të gjitha programet dhe kanalet televizive. Në Beograd ka rënë dhe një tërmet 5.5 ballësh por nuk ka viktima. Shpërthime janë dëgjuar dhe në Novi Sad dhe në Aeroportin afër Prishtinës. 600 fluturime gjatë 24 orëve të fundit, deklaroi zëdhënësi i NATO-s, janë tregues i vendosmërisë së NATO-s për të vazhduar me bombardimet deri në tërheqjen e forcave të Millosheviçit nga Kosova./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame