Bombardimet në Kosovë – (15 Mars 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Ndërkohë që në Francë shqiptarët bëhen gati të nënshkruajn marrveshjen e paqes, në Kosovë paqja reale duket tepër larg. Dje dhe sot përforcimet e përqëndruara të ushtrisë jugosllave kanë bombarduar Kosovën Veriore për orë të tëra.
Sipas vëzhguesve të OSBE-së në terren këto bombardime kanë qenë nga më të rëndat të realizuara deri më tani. Sot janë varrosur katër prej shtatë viktimave të shpërthimeve më të fundit në Podujevë dhe Mitrovicë. Sipas burimeve shqiptare këto shpërthime janë shkaktuar nga ushtria jugosllave.
Duke parë këto zhvillime në Kosovë, presidenti amerikanë Bill Klinton, kanë ripërtëritur edhe njëherë kërcënimet ndaj Jugosllavisë./tvklan.al