Bombardimet në kufi në Veri të Shqipërisë (30 Maj 1999)
Vazhdojnë provokimet serbe në kufirin shqiptar. Dje është bombarduar në fshatrat kufitare të Tropojës dhe Hasit. Në Tropojë janë bombarduar fshatrat Zherbë, Kamenicë dhe Zogaj por pa shkaktuar dëmtime materiale dhe në njerëz. Në Has është goditur zona e Vlanës përreth 40 minuta, ku është dëmtuar një ndërtesë. Gjithashtu vazhdon fluksi i të ardhurve nga Kosova, një pjesë e të cilëve janë të burgosur. Sipas burimeve të AFP-së të cilave ju referohet ATSH-ja në Shqipëri kanë hyrë 150 kosovarë nga Mitrovica vetëm dje të cilët kanë qënë në një gjendje mjaft të vështirë./tvklan.al