Bombardohen 4 spitale në Aleppo
Në 24 orët e fundit, 4 spitale fushe dhe një bankë gjaku janë goditur nga bombardimet në qytetin sirian të Aleppos. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale që citohen nga agjencitë ndërkombëtare. Por nuk kanë bërë të ditur se nga kush e ka kryer sulmi ajror.
Sipas tyre një bombardim ka shkaktuar vrasjen e një fëmije që kishte vetëm dy ditë që kish ardhur në jetë në një spital pediatrik të zonës orientale të martirizuar. Nuk është hera e parë që strukturat civile dhe spitalet merren në shenjestër nga pjesëtarët e luftës.
Shkurtin e kaluar sulme të tilla u kryen në 5 struktura mjekësore dhe 2 shkolla të Aleppos dhe në Idlib që shkaktuan 50 të vrarë, duke përfshirë shumë fëmijë. Në javët e fundit të Prillit, pjesa më e madhe e viktimave janë shënuar në zonat që nuk kontrollohen nga qeveria dhe janë vrarë në sulmet ajrore të kryera nga regjimi i Assad.
Mes strukturave të goditura ishte dhe spitali Al Kuds që ndihmohej nga Mjekët Pa Kufinj, një qendër pediatrike ku humbën jetën të paktën 20 persona, mes të cilëve pjesëtarë të stafit dhe pediatri i fundit që kishte mbetur në qytet. Në fillim të Majit një bombardim i rebelëve në një spital në sektorin e kontrolluar nga regjimi në Aleppo shkaktoi 14 të vrarë dhe shumë të plagosur.
Orë pas ore përkeqësohet situata e 150 mijë civilëve të bllokuar në Manbixh, qyteti Sirian që gjendet mes Aleppos dhe Rakës. Banorët janë të ekspozuar ndaj bombardimeve të koalicionit të drejtuar nga HSBA dhe ndaj të shtënave të snajperistëve kurdë, si dhe ndaj raprezalieve të xhihadistëve të ISIS të mbetur në zonë.
Tv Klan