Bombarduesit amerikanë fluturojnë mbi Kore
Dy avionë bombardues B – 1 Lancer amerikanë u panë të fluturonin mbi Korenë e Jugut, vetëm pak ditë pasi Korea e Veriut realizoi testin e pestë bërthamor.
Avionët bënë një fluturim të ulët stërvitor mbi një bazë ushtarake që ndodhet rreth 77 kilometra nga kufiri.
Ndërkohë, testi i fundit bërthamor i ndërmarrë nga Pyongyang – u zyrtar besohet se është më i madhi i ndërmarë ndonjëherë më parë. Shtete e Bashkuara e kanë paralajmëruar Veriun për pasoja serioze, pas këtij veprimi.
Bombarduesit B – 1 janë të aftë për të lëshuar raketa bërthamore dhe bomba, që mund të shkatërrojnë edhe baza nëntokësore. /tvklan.al