“Bombarduesit” amerikanë provokojnë mbi gadishull/ Koreja: SHBA po na shtyn drejt luftës bërthamore!
Agjencia koreane e lajmeve KCNA, ka deklaruar se ky provokim i pakujdesshëm ushtarak nga SHBA po e çonte gadishullin Korean drejt një lufte të pashmangshme.
Në një tjetër shfaqje të forcës ushtarake në gadishull midis bombarduesve amerikanë, koreano-jugorë dhe atyre japonezë, Koreja e Veriut e ka akuzuar SHBA-në se po e shtyn gadishullin korean buzë një lufte bërthamore.
Ky provokim erdhi menjëherë pasi presidenti Donald Trump tha se do të zhvillonte një takim me liderin e Koresë Veriore, Kim Jong-un.